Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës së ardhshme

Sot na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Gjatë ditës ose pasdite parashihen zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Më shumë gjasa për rrebeshe shiu ka në rajonin e Dukagjinit, por lokalisht edhe në vise tjera. Temperatura maksimale rreth 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diel dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale nesër priten edhe në Mal të Zi dhe disa zona në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Do të ketë disa zona ku nuk priten fare reshje.

Nga e hëna na pret mot me intervale më të gjata kohore me diell, por gjithnjë me zhvillime të rrebesheve lokale orëve të pasdites me vetëtima dhe bubullimë. Posaçërisht rrebeshe shiu priten në shumë zona të Shqipërisë dhe në disa zona në Dukagjin të Kosovës, kurse në viset tjera të Kosovë shumë më pak reshje. Në veri dhe lindje të Kosovës parashihen fare pak zhvillime nëse nuk ndodhë ndonjë ndryshim. Temperaturat do të fillojnë të rriten në mënyrë progresive. Krejt në fund të Majit rritje e ndjeshme e temperaturave dhe mund të kemi një valë nxehtësie./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Polici kosovar që i bie edhe defit, njihuni me artistin me uniformë