Shiste stoli ari të falsifikuar, arrestohet prishtinasi
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte mashtruar një person tjetër, duke i shitur stoli ari të falsifikuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 29 gusht rreth orës 13:50, në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
Tutje siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 23.09.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte mashtruar ankuesin mashkull kosovar duke i shitur ati stoli ari i cili ishte i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.