Ngutuni, keni kohë vetëm edhe pak orë për tu regjistruar- ndryshe ju presin gjobat kurdo që nxirrni dokumente

Afati i regjistrimit të popullsisë përfundon sonte në orën 18:00. Qytetarët të cilët kanë mbet pa u regjistruar mund të shkojnë në zyrat e ASK-së sot deri në orën 18:00, ndërsa për të moshuarit të cilët nuk kanë mundësi për të shkuar fizikisht janë ekpiet kujdestare të cilët shkojn dhe i regjistrojnë. Ndërsa afat shtesë nuk do të ketë. kështu kanë bërë të ditur burime për indeksonline nga ASK.

 

Të njejtin kanë treguar se sonte në orë 00:00 shpallet i mbyllur procesi i regjistrimit të popullsisë.

Ndërsa përsonat të cilët kan mbet të pa regjistruar nga ASK, kanë thënë se do të gjobiten nga ministritë përkatëse dhe jo nga ASK-ja.

“Shembull një person nëse nuk është i regjistruar pa e paguar gjobën nuk mund të nxjerrë dokuemente të Republikës së Kosovës”, tha ky burim.

Ndryshe, procesi i regjistrimit të populsisë ka filluar nga 5 prilli deri më 17 maj, ndërsa me kërkesë në disa komuna është shtyrë edhe për një javë, deri më 24 maj.

Shtyrja e afatit ishte bërë pasi mund të kishte individë, ekonomi familjare që nuk ishin regjistruar, si në Dragash, Prishtinë, Prizren, Drenas, Fushë Kosovë, Skenderaj, Obiliq, Ferizaj, Shtërpcë, Kaçanik dhe Gjakovë.

Edhe në katër komunat e Veriut, në objektet e komunave zyrat kanë qenë të hapura nga ora 09:00-18:00.
Në periudhën sa është shtyrë regjistrimi, intervistat janë zhvilluar nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndryshe, nga këtu regjistrimi i Diasporës do të vazhdojë të bëhet përmes Platformës online eDiapsora (https://ediaspora.rks-gov.net/) deri më 31 gusht 2024.

Pas javës së parë të regjistrimit sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ishin regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë banorë.

Lexo edhe:  Krasniqi në Hagë, ua uron festën e Pavarësisë Thaçit e Veselit

Referuar po kësaj periudhe kohore për diasporën ishte kaluar numri mbi 400 mijë që janë regjistruar në formën online.

Sipas zyrtarëve të ASK-së kualiteti i të dhënave në këtë regjistrim do të jetë shumë më i mirë se në vitin 2011.

Drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe njohës të ekonomisë thonë se vendi ka nevojë për evidencë të mirëfilltë të qytetarëve dhe nga ky regjistrim presin të ketë përmirësim në aspektin ekonomik në vend, hartim të politikave më efektive në investime e po ashtu edhe realizim të të drejtave të qytetarëve, shkruan Ekonomia Online.