Dosja kriminale e të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Pejë

I dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë, Agron Gashi është emër i njohur për organet e rendit.

Sipas njoftimit të Policisë i njëjti është arrestuar sot në orët e mesditës.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

ADVERTISING

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, pasi ka qenë në arrati pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda  është ndaluar për 48 orë, pas arrestimit të tij dhe pas lokalizimit nga policia e Kosovës”, tha ai.

Burimet të Insajderit brenda prokurorisë në Pejë kanë dhënë detaje për të kaluarën kriminale të tij.

Sipas prokurorisë i njëjti para rreth gati një viti kishte shkelur me vetuë një polic në Ozdrim të Pejës  dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari për plagosjen e trefishtë ka edhe një kallëzim penal për kanosje ndaj prokurorit Ersan Qavolli, “veç mos e nxofsha dika këtë prokurorë në qoshe se ia tregoj vendin”, ka qenë kërcënimi i tij sipas prokurorisë.

Më tutje nga Prokuroria për Insajderin kanë thënë se i njëjti është recidivist i shumë veprave penale.

Rikujtojmë se njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje të rëndë, përderisa dy të tjerët janë në gjendje stabile

I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lexo edhe:  Ish ushtari i UÇK-së që vdiq duke punuar la pas tre fëmijë - kishte shkuar për shkaqe ekonomike