Pamje nga BeH: Njësitet speciale të RS-së stacionohen pranë Shkollës së Mesme në Srebrenicë
Po vazhdojnë të qarkullojnë disa video nga Srebrenica, në ditën kur në asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot në orën 16:00, sipas kohës sonë, për rezolutën e propozuar për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.
Banorët e atij qyteti po shpërndajnë pamje të xhandarmërisë serbe atje. Portali boshnjak Istrag.ba ka publikuar video.
Sipas tyre, autoblindat dhe trupat e policisë tashmë janë stacionuar në qendrën e shkollës së mesme “Srebrenica”.
“Njësitet speciale të MPB-së së RS-së janë dislokuar pranë Qendrës së Shkollës së Mesme në Srebrenicë”, thuhet në njoftim.
Prezenca e tyre vjen veç një ditë pasi lideri serb i BeH-së tha se dita e sotme do të kalojë në mënyrë paqësore.