Ky është i arrestuari për ‘shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje’, e rrahu partneren në një motel në Drenas

Një rast i rëndë ka ndodhur para dy netësh në afërsi të një moteli në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Korroticë e Epërme, ku një vajzë u godit nga një veturë.

Rastit dyshohet se i parapriu një rast i dhunës, ku është përfshirë partneri i saj. Ky i fundit po hetohet “shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje” dhe tashmë ndodhet në ndalim policor.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u arrestua për këtë rast është Drenis Oruqi, rreth 26-vjeçar.

I dyshuari dhe viktima e moshës 21-vjeçare, fillimisht kishin qëndruar në motel, ku kanë pasur një konflikt verbal mes vete që eskaloi edhe në dhunë fizike.

Oruqi po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën, çka e shtyri vajzën që të largohet nga moteli për të shpëtuar, por e pësoi në mes të rrugës.

Viktima u godit nga një veturë dhe pësoi lëndine të rënda trupore, për çka u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Lexo edhe:  Olta Gixhari shfaqet atraktive në imazhet e fundit në Madrid