Ky është i arrestuari për kanosjen e ish partneres në Prishtinë, Policia i gjen armë e drogë në shtëpi
Një aksion i Policisë në Prishtinë i zhvilluar gjatë ditës së djeshme rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
I dyshuari u prangos pas denoncimit të ish te dashurës së tij
Sinjali ka mësuar se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Perparim Musliu, 43-vjeçar, i cili ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Musliu një kohë ka qenë jashtë vendit dhe pasi është kthyer po dyshohet se në vazhdimësi e ka kërcënuar ish të dashurën e tij, me të cilën janë ndarë që disa muaj.
Raportimi i rastit ka vënë në lëvizje Policinë dhe me urdhër të prokurorit e aprovim të gjyqtarit, është kontrolluar shtëpia e tij.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe një sasi të narkotikëve.
Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuarit është dërguar në mbajtje.