Një i vdekur dhe 7 të lënduar rëndë për shkak të turbulencave të forta në fluturimin Londër-Singapor

Një 73-vjeçar britanik ka vdekur nga një atak i dyshuar në zemër pas turbulencave në një fluturim Londër-Singapor.

Dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi siç e përshkruajnë pasagjerët, turbulencat e forta i kanë hedhur në tavanin e avionit.

Fluturimi SQ321 i Singapore Airlines nga Heathrow u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bangkok.

Shtatë persona u lënduan rëndë dhe të tjerët kanë lëndime më të lehta, kryesisht në kokë, tha kreu i aeroportit të Tajlandës.

Lexo edhe:  Çifti nga Zvicra vjen në Kosovë për të protestuar kundër Asociacionit