Theret me thikë një person në Gjakovë
Të hënën në Gjakovë një person është therur me thikë.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi është goditur me thikë nga një i dyshuar i panjohur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në hetime”.