Një diferencë moshe me bashkëshortin? Françeska sqaron thashethemet në rrjet rreth lidhjes së saj

Françeska Murati, ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për rrugëtimin e saj pas daljes nga shtëpia.

Sa i përket jetës së saj private dhe faktit se në rrjet janë ngritur hipoteza të ndryshme rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin, ajo dha disa detaje personale, të cilat nuk ishin publike.

“Unë si Françeska një gjë, që se di përse nuk ma kanë konsideruar, është fakti që unë që 18 vjeç kam qenë në punë. Unë punoj në Angli dhe kam punuar për disa kompani më të fuqishme në Britani në fushën e financës. Kështu që me shumë siguri rroga ime është shumë e lartë. “

Ndërkohë për lidhjen me Ergysin, bashkëshortin e saj, dhe një diferencim moshe mes tyre që supozohet sërish në rrjet, ajo vijoi:

“Ehh shumë vite. Që 15 vjeç. Mos të të them sa vite. Jemi moshatorë. Ergysi është tip privat dhe nuk ka shumë dëshirë të përflitet, por ka biznesin e tij dhe punon për vete. Nuk merret me ato gjërat që mendohet.”

Lexo edhe:  Xhuli i del në mbrojtje Nitës për debatin me Ronaldon: Kur gruaja thotë mos më prek, i bie ndalu