Rama: Rugova dhe UÇK – si dy kokat e shqiponjës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se politika që udhëhoqi presidenti Rugova dhe rebelizmi i UÇK-së, janë si dy kokat e shqiponjës – të pandashme.

“Unë duke qenë jo ky që jam sot, por shumë më i papërgatitur për të bërë gjykime të kësaj natyre, më dukej shumë i tërhequr në kuptimin dhe për këtë arsye, kam qenë shumë më simpatizant i flaktë i UÇK-së, por me kohën kam kuptuar që pa Rugovën nuk do të kishte UÇK më pas.

UÇK ishte proces i përshkallëzimit nga një shtrat që u hap nga Rugova, ishte brezi i ri që donte zjarr dhe më pas ajo që thash është që këto të dyja, u bënë si dy rugovizmi po themi dhe UÇK dhe gjithë ajo që rodhi nga UCK u bënë si dy kokat e shqiponjës.

Rugova ka qenë vizionar, vizionarët nuk hynë shumë në detaje”, thotë Rama./Nacionale/

Lexo edhe:  Tetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad