Burrë e grua rrahin njëri-tjetrin, Policia tregon arsyen e eskalimit të çiftit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një çift nga Peja është arrestuar, pasi nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes vete.
Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pejë 17.05.2024-23:20. Raportohet se janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë (burrë e grua), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.