Tmerrohet 53-vjeçarja në Podujevë: Hajni e sulmon dhe ia vjedh zinxhirin e arit nga qafa

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. 

Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Një rast i tillë ka ndodhur të premten në qytetin e Podujevës, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka plaçkitur një person.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë zbardhur detaje nga rasti me të cilin u përball një grua 53-vjeçare, ku i dyshuari me anë të përdorimit të forcës dyshohet se ia vodhi një zinxhir të arit që e mbante në qafë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore nga goditjet e të dyshuarit, për çka është dërguar në Emergjëncë për trajtim mjekësor.

Posa rasti u denoncua, njësitë përkatëse të Policië kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë arritur ta kapin të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje grabitqare’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Kosova e nis mirë ndeshjen, kalon në epërsi në minutat e parë