E rëndë: Vdes i riu nga Gjilani që u aksidentua me motor para një muaji
I riu nga fshati Pogragjë i Gjilanit, Fidan Arifi, i cili para një muaji kishte pësuar aksident me motorin e tij, ka humbur jetën.
Lajmin për vdekjen e Fidanit e kanë dhënë familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
Arifi ishte shpallur kampion në disa gara me motor, të zhvilluara në terrene të ndryshme në Kosovë.
Për të ishte kërkuar ndihmë pas aksidentit pasi që ishte konstatuar se ai ka mbetur me lëndime të rënda trupore, duke përfshirë shtyllën kurrizore, pamundësi për lëvizjen e këmbëve, duarve, si dhe të qafës.
Për ceremoninë e varrimit ende nuk është njoftuar nga familja.