Vdes zyrtari i Komunës së Pejës

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se ka vdekur zyrtari i kësaj komune, Aver Husaj.

Muhaxheri ka thënë se Husaj ishte Shef i Sektorit të Kulturës në Drejtorinë për Kulturë, duke shtuar se Komuna e Pejës ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, Aver Bajram Husaj.

Averi ishte Shef i Sektorit të Kulturës pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Komuna e Pejës sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer.

Ngushëllime të sinqerta familjes Husaj, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën. Pusho në paqe, Aver.” – ka shkruar Muhaxheri.

Lexo edhe:  Tragjike: Vdes trevjeçari në Podujevë, e zuri rrota e traktorit