Drejtonte veturën nën masën mbrojtëse, gjobitet shoferi

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të konfiskimit të patentë shoferit për kundërvajtje të shkaktuar më herët.

Atij i është konfirskuar vetura dhe është gjobitur.

Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse vazhdimi i konfiskimit të patentë shoferit për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë (6) muaj.

Lexo edhe:  Vëllezërit rrahen mes vete në shtëpinë e dhëndrit për një borxh, nga festa e Vitit të Ri përfundojnë në Polici