“Shumaheri” i Kosovës: Voziti 238 km/h në zonën 100 km/h, i vendoset gjobë 500 euro

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer pasi kishte vozitur me shpejtësi 238 km/h në zonën 100 km/h.
Shoferi është ndaluar dhe gjobitur me 500 euro€, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, thuhet në njoftim.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 238 km/h, i njëjti është gjobitur 500€, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.”

Lexo edhe:  Polici e ngacmon seksualisht një burrë ne aeroporti, IPK ndërmerr masa