Gjuajtja me armë në Fushë Kosovë: Ky është personi që ishte cak i të dyshuarit

Mbrëmë u raportua për një incident që ka ndodhur sonte në rrugën “Naser Sekiraqa” në Fushë Kosovë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga një veturë në lëvizje dikush ka gjuajtur në drejtim të një veture tjetër dhe akoma s’dihet motivi.

I dyshuari ka qëlluar një veturë në të cilën ndodheshin dy viktimat, babë e bir që shpëtuan pa lëndime nga ky incident.

Në bazë të informacioneve të para që ka Sinjali, cak i të dyshuarit ishte H.Thaçi, i cili bashkë me djalin e tij kërkuan ndihmën e Policisë dhe raportuan detajet e rastit që iu ndodhi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari është arratisur me një veturë me targa “01” dhe tashmë është identifikuar nga Policia.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe janë kryer ekzaminimet e tjera nga ana e Policisë.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, që pritet të zbulojnë motivin dhe rrethanat e tjera

Lexo edhe:  3 vrasje për pak ditë në Kosovë, kërkohet orë policore