Këta janë emrat e të arrestuarve për shtytje në vetëvrasjen e të riut nga Lipjani

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në rajonin e Prishtinës që çuan në arrestimim e të dyshuarve për shytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit, Bashkim Salihu, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, dy të dyshuarit që ranë në prangat e Policisë janë Skender Tasholli dhe Albion Tasholli, babë e bir nga Lipjani.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.

Njësi të shumta policore kanë zbarkuar mbrëmë në shtëpinë e të dyshuarve në Gadime, ku janë sekuestruar disa dokumente, në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin, thonë tutje të njëjtat burime.

Në bazë të informacioneve të para, arrestimi i të dyshuarve që janë cak i Policisë e Prokurorisë pritet të zbulojë detaje për vëtëvrasjen e Salihut, i cili dyshohet se i dha fund jetës nga problemet me fajdexhinj.

Siç raportoi dje Gazeta Sinjali, motivi i këtij rasti dyshohet se lidhet me presionin që i ndjeri ka pasur nga një grup i fajdexhinjve, emra të njohur për organet e rendit.

Lexo edhe:  Bie në pranga dilleri në Prishtinë, Policia i gjeti në banesë drogë në vlerë të mbi 7 mijë eurove