Ashpërsimi i gjobave, për një muaj u dënuan mbi 27 mijë qytetarë për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit të parë të implementimit të Ligjit të Ri për rregullat e trafikut rrugorë ka gjobitur mbi 27 mijë qytetarë për tejkalim të shpejtësisë.

Për mos vendosjen e rripit të sigurisë janë gjobitur 4.548 vozitës, ndërsa për përdorim të telefonit 2.659 qytetarë, përcjell Gazeta Express.

Gjoba morën edhe vozitësit me mase mbrojtëse, gjithsej 667, ndërsa për tejkalim në vendet e ndaluara u shqiptuan 324 gjoba.

Poashtu për ulje të fëmijëve në ulësen e parë u shqiptuan 76 gjoba.

E gjatë këtij një muaji u konfiskuan gjithsej 639 mjete të paregjistruara dhe 251 tjera që u drejtuan nën masën mbrojtëse.

 

 

Lexo edhe:  Ish-hetuesi policor: Kemi dyshuar se ka deputetë dhe policë të Kosovës spiunë të BIA-s