Çfarë po thotë Baton Haxhiu, a u morën vesh Kurti e Krasniqi ta sjellin burgun e Hagës në Kosovë?

Çfarë po thotë Baton Haxhiu, a u morën vesh Kurti e Krasniqi ta sjellin burgun e Hagës në Kosovë?

Gazetari Baton Haxhiu e dha një deklaratë të papritur sonte në Pressing në T7, teksa në studio komentohej takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.

Ai tha se takimin në fjalë e arsyeton vetëm nëse bindet që dyshja u morën vesh ta sjellin Gjykatën Speciale në Kosovë.

“Vetëm për një arsye e arsyetoj takimin, nëse bindem që ata do ta bijnë Hagën në Kosovë, kurgjë tjetër”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Express.

Nuk dihet asgjë nëse në takimin Kurti-Krasniqi është biseduar edhe kjo temë, të paktën asnjëri nga ta nuk e kanë përmendur në deklaratat e tyre dhënë para gazetarëve.

Lexo edhe:  Incident te restoranti ku Komuna e Ranillugut mbajti darkën e fundvitit, hidhet molotov në veturën e asamblistit