Ilnisa thotë se ka takuar vjehrrin: Ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva
Ilnisa, e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” në Top Channel me moderatorin Ronaldo Sharka, rrëfeu për herë të parë përvojën dhe emocionet që përjetoi kur u takua me babanë e Meritonit dhe vëllain e tij.
Në një rrëfim të sinqertë, ajo zbuloi se si ndjeu dhe si u ndikua nga ky takim i veçantë.
“Në të njëjtën mbrëmje që i bënë surprizën Meritonit, u takova me babanë e tij dhe Rinorin. Ishte emocionuese”, tregoi Ilnisa, duke u ndalur për një moment për të përshëndetur familjen e Meritonit.
Ajo theksoi ndjenjën e fortë të emocionit dhe papritmas që e kapluar në ato momente të veçanta.