Vdes në moshë të re edukatorja në shkollën “Hasan Prishtina”

Ka ndërruar jetë në moshe të re edukatorja në shkollën “Hasan Prishtina”, në fshatin Godanc të Shtimes, Naxhije Halimi.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i komunës, Qemajl Aliu, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes.

“Naxhija ishte më shumë se një edukatore; ishte një frymëzim për brezat e rinj, një model i përkushtimit dhe pasionit për të mësuar dhe për të ndryshuar jetët për të mirë. Për ne, ajo do të mbetet gjithmonë një shembull i ndritshëm i përkushtimit ndaj arsimit dhe ndaj vlerave njerëzore”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Me pikëllim të thellë shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vdekjes së papritur dhe të parakohshme të edukatores në shkollën “Hasan Prishtina” të fshatit Godanc, znj. Naxhije Halimi. Në kohë të vështira si kjo, fjalët janë të pakta për të shprehur respektin dhe admirimin tonë për kontributin e jashtëzakonshëm të Naxhijes në fushën e arsimit dhe në jetën tonë të shërbimit publik.

Naxhija ishte më shumë se një edukatore; ishte një frymëzim për brezat e rinj, një model i përkushtimit dhe pasionit për të mësuar dhe për të ndryshuar jetët për të mirë. Për ne, ajo do të mbetet gjithmonë një shembull i ndritshëm i përkushtimit ndaj arsimit dhe ndaj vlerave njerëzore.

Në këto momente të vështira, ne jemi bashkë me ju e nderuara familje Halimi, duke ndarë dhimbjen dhe duke e inkurajuar njëri-tjetrin për t’i ndarë dhembjet e kësaj humbje të madhe bashkësisht. Le të forcohemi nga kujtimi i saj dhe le të ruajmë trashëgiminë e saj të dalluar, duke vazhduar të ndërtojmë të ardhmen e brezave të rinj në bazë të vizionit dhe pasionit të Naxhijes.

Lexo edhe:  E raportoi rrejshëm si të zhdukur vëllain që iu arrestua në Serbi, gruaja nga Gjakova përfundon në pranga

Për familjen e respektuar Halimi, kolegët, bashkëpunëtorët, miqtë dhe të afërmit e të ndjerës, u dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë moment të vështirë për të gjithë ne. Le të qëndrojmë të fortë duke i ruajtur kujtimet më të mira për Naxhijen dhe dritë pastë shpirti i saj i bardhë.

Pushoftë në paqen e paskajshme!