“Shumë gjynah”- Vdekja e kolegut të tij në ring pas grushteve të marra, reagon boksieri shqiptar

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nuk zhvilloi ndeshjen mbrëmë, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra në duelin e parë. 

Kësisoj është ndërprerë i gjithë eventi i boksit që po transmetohej drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar, për shkak të ngjarjes së rëndë, shkruan Gazeta Insajderi.

Boksieri po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë.

Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.

Lidhur me krejt këtë ka reaguar Bakaj me anë të një videoje në ‘Instagram’.

“Siç e murrët vesh, për fat të keq ndeshja është anulu për sot ngaqë një boksier humbi jetën në atë ring ku kisha mu ndesh edhe unë. Atë fat kishte ai boksier, shumë gjynah më dhimbet. Neser mundet me kenë gjithsecili prej nesh, është një sport shumë i vështirë. Paramendojeni ku ke me shku para se me hy në ring. Më vjen shumë keq për të, për shqiptarët që kanë ardhë nga të gjitha vendet dhe qindra shqiptarë është mbushë stadiumi. Ju falënderoj nga zemrat dhe ruani biletat”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Reagon Pentagoni: SHBA-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s