Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale.
Temperaturat do të shënojnë rritje kryesisht të lehta dhe ajo maksimale parashihet rreth 22 apo 23 gradë Celsius. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Rrebeshe të izoluara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë priten kryesisht në viset kodrinore-malore në lindje dhe thellë në veri të Shqipërisë si dhe gjerësisht në perëndim të Maqedonisë së Veriut
Sipas parashikimeve të reja dita e martë sjellë destabilizim të fuqishëm të motit me shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, sidomos në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Më pak rrebeshe priten në Shqipëri dhe atë kryesisht në lindje dhe veri të vendit. Në viset tjera të Shqipërisë kryesisht pa rrebeshe shiu.
Edhe të mërkurën parashihen reshje të herëpashershme shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri mot më i mirë./MeteoBallkan