Arrestohen tre të mitur në rrugën Muharrem Fejza, nën kërcënim të thikës i kërkuan para një gruaje

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet.

Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Viktimë e një rasti të tillë ka qenë dje një vajzë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, e cila është përballur me tre persona.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur teksa viktima ishte duke ecur, kur papritmas e ndaluan të dyshuarit dhe nën kërcënimin e thikës, i kërkuan para.

Në pamundësi për të grabitur paratë, të dyshuarit ikën por pasi rasti u denoncua, Policia arriti t’i arrestojë.

Të njëjtat burime thonë se bëhet fjalë për tre të mitur, të cilët janë shoqëruar më pas në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, të miturit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rasti.

Lexo edhe:  Kjo pamje e qenit i hutoi njerëzit, askush s’ka shpjegim se si kafsha po qëndron brenda pishinës