Gjakovarja ngacmon një femër, arrestohet nga Policia  

Një femër kosovare është arrestuar pasi kishte ngacmuar një tjetër pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Gjithnjë sipas këtij raporti, pas arrestimit, me vendim të prokurorit e njëjta është liruar teksa rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pas një mosmarrëveshje, kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Lexo edhe:  Mitrovicasi del t’i qërojë hesapet me një zyrtar policor: Ma ke rrehë djalin para 15 vjetëve, e sheh kush jom