Gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik, gjobitet me 200 euro kompania

Policia e Kosovës ka gjobitur përgjegjësin e një kompanie për rehabilitimin e linjës hekurudhor, meqë pa leje kishte bërë bllokimin e rrugës magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit, tek vendi i quajtur “Guri i shpuar” në Kaçanik.

Atij i është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 200 euro.

“Policët e Komunikacionit Rrugor ndaj tij si person fizik, përgjegjës i kompanisë i kanë shpituar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, ndërsa ndaj personit juridik (kompanisë) kanë inicuar fletëparaqitje për gjykatë dhe më pas është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve. Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek personat përgjegjës të kompanisve që të tëq pajisen me dokumente përkatësë për bllokimin e rrugëve”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Punimet e vonuara, automjeti i punës e bën “helaq” magjistralen Podujevë-Prishtinë