Ky është Polici i arrestuar për dhunimin e një të miture

U raportua sonte për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë, i cili është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’. IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i arrestuar është Art Dafota.

Sipas informacioneve të para, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur, detaje këto që pritet të konfirmohen nga institucionet përkatëse.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndaj policit të dyshuar, është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

 

Lexo edhe:  ‘Kokainën e mbështjellën me lëvozhga arrash e kikirikësh’ – si u kapën shqiptarët me drogë në Gjermani