Policia nuk fal: Bënin gara me vetura, dy të rinj dënohen me nga 500 euro
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka ndaluar gara të shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislmi” në Ferizaj.
Rreth orës 02:40 të mëngjesit, dy të rinj janë ndaluar pasi u kapën duke u garuar me automjetet e tyre në një rrugë publike.
Shoferët, të identifikuar si B.Z, 29 vjeç, dhe E.B, 22 vjeç, po viheshin në rrezik dhe po shkelnin rregullat e komunikacionit rrugor, dhe kështu, u përballën me pasojat ligjore të veprimeve të tyre.
Ndaj tyre policia ka shqiptuar gjoba prej 500 eurosh secilit, së bashku me 5 pikë negative dhe heqjen e patentës së shoferit për një vit.
Policia apelon të gjithë shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të parandalohen aksidente të tjera të ngjashme