Martesë me Kaderin? Lumbardhi habit me përgjigjen
Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Kosova, Lumbardh Salihu ka treguar detaje nga jeta e tij personale.
Ai gjatë intervistës në District në Kanal10 ka folur edhe për lidhjen e tij me Kaderin, raporton Gazeta10.
Salihu tregoi se nuk mendon ende për martesë, por që ai e sheh të rrugës të bashkëjetojë me Kaderin derisa është duke u fokusuar në karrierë.
“Jena tu kqyr kadal dale, në rend është hapi tjetër bashkëjetesa, jemi duke u fokusuar në aspektin e profesionit, nuk jemi duke kqyr diçka tjetër”, tha ai në Kanal10.
Rikujtojmë se Lumbardhi dhe Kaderi krijuan romancën e tyre në Big Brother Vip Kosova.