Luizi thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big: Më përdorën familjen, çmimin e madh e fitova kur me tha ‘po’ Kiara

Artisti shkodran, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar një video në InstaStory, ku për herë të parë ka folur pa doreza për atë që ka kaluar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Teksa flet për padrejtësitë që i janë bërë që nga përdorimi i familjes, por pa thënë se nga kush, ai më shumë ka bërë një falënderim për Kiara Titon, me të cilën u njoh në atë format dhe që tani ka krijuar familje.

”Më kujtohen të gjitha padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime, Kiara po ashtu, për të më rënë, për të më ulur, dhe ja dola. Ja dola falë jush, dhe për këtë ju jam mirënjohës për tërë jetën”, tha ai.

Fituesi i BBVA 2 theksoi: “Por unë çmimin e madh e kam fituar në momentin që Kiara Tito më ka thënë ”PO”, dhe sot unë i jam shumë mirënjohës, se më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë që ta përshkruaj, më ka dhënë familje, më ka bërë kryefamiljar, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Kështu që faleminderit Kiara Tito”, raporton telegrafi

Lexo edhe:  “Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik