Për tri ditë, Policia në Gjakovë konfiskon 70 motoçikleta për kundërvajtje të ndryshme

Brenda tri ditëve, Policia e Kosovës në Gjakovë kanë konfiskuar 70 motoçikleta për kundërvajtje të ndryshme si dhe kanë shqiptuar 402 gjoba.

Nga 03.05.2024 deri më 05.05.2024, Policia në Gjakovë ka konfiskuar 70 motoçikleta për tejkalim shpejtësia, mosvendosje të helmetës mbrojtëse, për shkak se të njëjtat kanë qenë pa regjistrim apo edhe pa doganim.

“Si rrjedhojë e këtij angazhimi, nga data 03.05.2024 deri me datën 05.05.2024, duke marr parasysh numrin e madh të kundërvajtjeve që shkaktojnë drejtuesit e motoçikletave, janë ndërmarrë masa preventive dhe ndëshkuese ndaj tyre me ç’rast janë konfiskuar shtatëdhjetë (70) motoçikleta për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalim i shpejtësisë, mos vendosja e helmetës mbrojtëse, pa regjistrim dhe pa doganim, etj.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës më 06.05.2024.

Përveç konfiskimit të motoçikletave, gjatë këtyre tri ditëve, Policia e Kosovës në Gjakovë ka shqyptuar edhe 402 gjoba të tjera dhe ka konfiskuar 11 patentë-shoferë.

“Përveç masave ndëshkuese ndaj motoçiklistëve, gjatë këtyre tri (3) ditëve janë shqiptuar edhe katërqind e dy (402) gjoba të tjera për kundërvajtës të tjerë për: tejkalim të shpejtësisë, tejkalime në vendet e ndaluara, përdorim të telefonit gjatë ngasjes, mos vendosje të rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera, si dhe janë konfiskuar 11 patentë shoferi” – vazhdon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka theksuar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë do të vazhdojë me marrjen e masave të ndryshme preventive dhe ndëshkuese, me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve.

“Didomos ato me pasoja të rënda” – përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Zbulohet arsyeja, ja pse babai mori peng të bijën 4-vjeçare në pistën e avionëve