Pas lajmeve për ribashkim me Fisnik Sylën, reagon Fjolla Morina

Ditën e sotme, lajmi i ribashkimit të Fjolla Morinës me ish bashkëshortin Fisnik Syla, pushtoi mediat rozë.

Shkas i kësaj u bë një video e Fjollës e postuar nga Fisniku në llogarinë e tij në Instagram.

Videos, Syla i bashkëngjiti edhe një emoji me zemra duke shtuar kështu dyshime nëse dyshja mund t’i jenë rikthyer romancës.

Në lidhje me këtë lajm, Fjolla Morina ka reaguar për Prive.

Fjolla mohoi lajmet për ribashkim, madje pohoi se ky postim nga personi në fjalë është bërë vetëm për vëmendje në portale.

Shumë zhurmë për asgjë!

Fotografia qe ngjalli shumë reagime…
Lexo edhe:  Martohen Alisa e Urimi