Ky është i dyshuari që tentoi ta dhunojë 12-vjeçaren, e mori vajzën dhe u zhduk para syve të nënës së saj

Sot u raportua për një rast të tentim dhunimit që ndodhi mbrëmë në Fushë Kosovë, ku një 20-vjeçar tentoi ta keqtrajtojë seksualisht një vajzë të mitur, të moshës 12-vjeçare. I riu dyshohet se e mori vajzën nga sheshi në Prishtinë dhe më pas e çoi në banesën e tij. Pas denoncimit të rastit, ai ka përfunduar në prangat e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Redon Kapitin, 20-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Si përfundoi vajza në duart e të dyshuarit dhe kur u zbulua rasti.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka ndodhi gjatë ditës së djeshme, kur i riu mori vajzën nga sheshi kryesor në Prishtinë dhe e dërgoi në banesën e tij në Fushë Kosovë. E mitura ishte më nënën e saj në shesh kur papritmas u zhduk dhe nuk dihej për fatin e saj. Kjo bëri që nëna të alarmohej dhe të niset për Polici, ku denoncoi se e bija i ka humbur.

Si rezultat i denoncimit, zyrtarët policorë ndërmorën veprime për ta kërkuar vajzën, por nuk arritën derisa ajo u kthye vet në shtëpi, në orët e mbrëmjes. Sinjali mëson se gjatë bisedës së 12-vjeçares më nënën e saj, ajo ka rrëfyer se si një person i moshës madhore e ka marrë nga sheshi dhe e ka dërguar në banesë për të bërë marrëdhënie seksuale me të.

E shqetësuar skajshmërisht për vajzën, nëna është nisur për në Polici ku kanë dhënë deklaratë për rastin, derisa në anën tjetër hetuesit kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshuar.

I riu që po dyshohet për këtë rast është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe mbledhjen e informacioneve që zbardhin rrethanat e rastit.

Lexo edhe:  Njihuni me 8-vjeçarin shqiptar që рunon më shumë se një i rritur

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.