Iu gjet trupi 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë të Prizrenit patrioti Ukë Sait Ukaj

Dje në Piranë është varrosur trupi i Ukë Sait Ukajt, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani.

Kështu bëri të ditur deputeti Driton Selmanaj.

Ai për Ukën tha se ishte patriot i madh dhe se e donte shume Piranë dhe Kosovën.

Ndër të tjera Selmanaj shton se kriminelët duhet të dalin para drejtësisë që kryen akte të tilla.

“Bashkë me bashkëpuntorë, sot nderuam figurën e patriotit nga Pirana, Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. Trupi i Bacit Ukë është gjetur pas 25 viteve, dhe sot ne e nderuam figurën e tij me respektin më të madh”, ka shkruar deputeti në Facebook.

“Familja Ukaj dhe Pirana jetuan për 25 vite në mungesë të Bacit Ukë, i cili ishte patriot i madh dhe e donte shumë Piranën dhe Kosovën”.

“Dashnia për Kosovën e lirë, i dha vullnet për të kapur armën edhe të birit të bacit Ukë, i cili sot është dëshmor i Kosovës, Vait Ukë Ukaj”.

“Në fund, lutemi për të gjithë familjet e të zhdukurve, që sa më parë të dihet për fatin e më të dashurve të tyre, ku edhe pas 25 vitesh ende nuk dihet për fatin e tyre. Gjithashtu nuk duhet të ndalemi së kërkuari që kriminelët që kryen aktet e tilla të dalin para drejtësisë!”.

“Ata e donin Kosovën, ata e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi për Bacin Ukë! Lavdi gjithë të rënëve që dhanë jetën për Kosovën e lirë!”.

Lexo edhe:  Ndryshon procedura e aplikimit për shtesa për fëmijë, ministria del me njoftim