Pejë: Tre persona rrahin anketuesin për regjistrim të popullsisë, ky i fundit përfundon në spital

Një anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) është ankuar tek Policia e Kosovës (PK) se është sulmuar fizikisht nga tre persona në Pejë.

Kështu ka njoftuar PK-ja me anë të raportit ditor, me ç’rast tre të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Insajderi.

“Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Lexo edhe:  IHMK paralajmëron sërish reshje shiu: Situata mund të vështirësohet në zonat e përmbytura