Ky është i arrestuari që dyshohet se e dhunoi dhe e rrahu 18-vjeçaren me probleme mendore

Dje u raportua për një ngjarje të rëndë të ndodhur në rajonin e Ferizajt, ku dyshohet se një vajzë 18-vjeçare u dhunua seksualisht nga një person mashkull.

Sinjali mëson se personi i cili dyshohet se e ka dhunuar seksualisht 18-vjeçaren është Xheladin Duda.

Burimet e Gazetës Sinjali bënë të ditur se rasti u zbulua pasi nëna e viktimës raportoi se të bijën e saj e kishte marrë një person me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel, prej mëngjesit të 1 majit deri dje në mbrëmje.

Sipas informacioneve të para, rasti është edhe më tronditës pasi vajza 18-vjeçare ka probleme mendore dhe përveç që është dhunuar seksualisht, ndaj saj dyshohet se është ushtruar edhe dhunë fizike.

Lidhur me këtë, Gjykata Themelore i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 par. 4 nën paragrafi 4.7 lidhur me paragrafin të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Njoftimi i plotë:

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 1 dhe 2 maj të vitit 2024, në Ferizaj, saktësisht në një motel në Ferizaj, i pandehuri me dashje e detyron të dëmtuarën Q.V., si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore që ka, që e njëjta të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj në atë mënyrë që fillimisht më datën 1 maj 2024 e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social “facebook” që të takohen, ashtu që në një vend në Kaçanik del e dëmtuara ku i pandehuri shkon dhe e merr të njëjtën me një veturë të tipit “Passat” dhe e dërgon në një motel në Ferizaj, ku aty e mban të mbyllur për dy ditë rresht dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryej akt seksual disa hera dhe për ta bindur që të kryej akt seksual i pandehuri ushtron edhe dhunë fizike ndaj të dëmtuarës, kurse në fund pas dy dite i pandehuri me të njëjtën veturë që e kishte marr të dëmtuarën, e dërgon në të njëjtin vend e lë në rrugë,- 

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Lexo edhe:  Përleshje në hotelin ‘Vita’ në Fushë Kosovë, kërcënohen me armë disa të huaj