Vdes në vendin e punës në Gjermani mërgimtari nga Vushtrria
Bëhet e ditur se Ardian Latifi nga Vushtrria ka vdekur tragjikisht pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani.
Lajmin për vdekjen e Ardianit e ka bërë të ditur motra e tij, e cila edhe ka postuar këtë fotografi krah vëllait të saj.
I ndjeri ishte rreth moshës 30-vjeçare, vinte nga Vushtria, ndërkaq jetonte dhe punonte në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Postimi i plotë:
Me dhembje të thellë e me lot në sy ju informoj se tragjikisht humbi jetën më i dashuri ynë, vllai im Ardian Latifi. Do mbetesh gjithmonë në memoriet tona.
Qenka shumë e vështirë të shkruaj për ty.
Prehu në paqe, engjëll!