A janë ndarë në të vërtetë Kaderi me Lumbardhin? – Ja çfarë luteshin prindërit e fituesit

Fituesi i Big Brother Vip Kosova i edicionit të fundit, Lumbardh Salihiu bashkë me modelen Kader Kicaj kanë bërë lëmsh rrjetin me veprimin e tyre të fundit.

Dyshja kanë nxitur një spekulim për ndarje, pasi kanë hequr njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë fotografitë e tyre të përbashkëta.

Ndonëse ishin një dyshe e pandarë me pushime të shumta, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, veprimet e tyre të fundit tregojnë se romancës së tyre i ka ardhur fundi.

Por kjo ende nuk është vertëtuar pasi ekziston dyshimi se ata e kanë inskenuar ndarjen e tyre për të qenë në qendër të vëmendjes.

Kaderi dhe Lumbardhi kishin nisur romancën e tyre brenda spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Pas këtyre aludimeve, ishte Lumbardhi i parë që reagoi me një foto në mediat sociale, ku u shpreh i kënaqur me realizimin e një seti fotografik.

Nga kjo kuptojmë se Lumbardhi po kalon këtë situatë me qetësi i angazhuar me punë.

Për lidhjen e dyshes pas daljes nga shtëpia prindërit e Lumbardhit lutëshin që ata të mos ndahen asnjëherë.

Lexo edhe:  A e përdori fenë për vota, Rrezi përgjigjet në pyetjen e publikut