Aktivisti i VV-së nga Mitrovica dëshpërohet dhe largohet nga partia – e djeg kartën e anëtarësisë

Një ndër aktivistët më të hershëm të VV-së në Mitrovicë, Arsim Musa, si duket është dëshpëruar.

Ai ka djegur kartën e anëtarësisë dhe ka njoftuar se ka hequr dorë nga kjo parti, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta “Jepi zë” ka folur me Musën, i cili ka konfirmuar dorëheqjen. Në një përgjigje të gjatë, ai tregon arsyet e largimit nga partia e Kurtit.

Përgjigja e ish-aktivistit Arsim Musa:

Në vend qe ti kthehet shpresa qytetarëve për jetë ma të mirë qe të kemi hapësirë të festojmë ashtu siq e do rendi,
Shumë lëndime në vendin punës pa sigurime pa asgjë ligji mbetet në sirtarët e Qeverisë,

Qeveria e Kosovës u ka kthyer shpresat njerëzve të vet partiakë me pozita të ndryshme punësime ka dal ka marr njerzë edhe ka prurjet të reja nga Shqipëria,

Edhe unë si qytetar i Mitrovicës së Jugut kam menduar se do ketë ndryshime por si po shihet nuk do ketë ndryshime,

Çka kanë shtruar Asfallt PDK-ja pushteti 51% kripë nuk kanë me qitë në sezonin dimërore,

Paga të vogla ngritje çmimesh Rryma 104% Shporta familjes e rënduar pensione të vogla

Qeveria e Kosovës thotë se ka rrezik për luftë

Gëzuar 1 Maji pa Vetëvendosjen,Albanologj,
Rrena, Mashtrime,e çka tjetër

Lexo edhe:  "Superheronjtë” vizitojnë Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë