Rriten sërish çmimet e produkteve esenciale, tregtarët thonë se për këtë kanë faj prodhuesit  

Sipas Agjencisë së Statistikave inflacioni në Kosovë ka vazhduar të thellohet dhe çmimet e produkteve esenciale vazhdojnë të ngritën. Në anën tjetër qytetarët e vendit thonë se me pagat që marrin jeta e tyre është duke u bërë e papërballueshme. Tregtarët arsyetojnë çmimet e tyre ndërkohë njohës të ekonomisë thonë se në mungesë të prodhimeve Kosova do të vazhdojë të përballet me këtë situatë.

Në anën tjetër, çmimet në treg, tregtarët i arsyetojnë me koston e lartë të produkteve që i blejnë për shitje nga prodhuesit e ndryshëm.

“Ankojnë qytetarët pse ky çmim kshtu pse ashtu por nuk është në dorën tonë p.sh pasulin e blej 3.5 euro e shes katër euro krejt varet prej katunarit qysh e shet nuk ëshët në dorën tonë”, tha një tregtar për Rtv21.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i produkteve për muajin mars është rrit prej 2.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Njohësve të fushës së ekonomisë vlerësojnë se shkaktari kryesor i ngritjes së çmimeve është prodhimtaria e ulët dhe importi i lartë.

Kryetari i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna, kritikon institucionet për mosverprim për tiu dal në ndihmë qytetarëve.

“Të jemi real tash në institucionet private në disa vende sa kanë pasur mundësi kemi pas ngritje të pagave por ato publike nuk kanë lëvizur fare dhe kemi Institucionet nuk bënë asgjë në këtë drejtim tash e katër vjet po bëhen pas pandemisë e lanë anash ekonominë edhe jemi këtu ku jemi për çka mendoj se është bërë jo vonë por shumë vonë”, tha Rafuna.

Sipas ekonomistëve, masat dhe subvencionet e qeverisë aktuale të përqendruara në skema sociale, vetëm sa e kanë rënduar edhe më shumë ekonominë e vendit.

Lexo edhe:  Rrahet brutalisht një 20-vjeçar në parkun e Lipjanit, i dyshuari shpallet në kërkim nga Policia