Çka ka shtëpia rikthen Teuta Krasniqin në ekran
Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Teuta Krasniqi do të jetë tani e tutje pjesë e serialit “Çka ka shpija”.
Dyshja ikonike Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna që fituan simpatinë e të gjithëve në serialin “Kafeneja Jonë” tashmë do të jenë bashkë në serialin “Çka ka shpija”.
Debati për anëtarësimin e Kosovës në APKiE, Vuçiq: Duhet urgjentisht ta bë…
Teuta do të jetë në rolin e Afërditës, partneres së Xhekut, siç u bë e ditur nga episodi i fundit në këtë serial.
Episodi nis me arratisjen e Xhekut nga policia, i cili për t’u strehuar vendosi që të shkojë tek shtëpia e Afërditës.
Inkuadrimi i Teuta Krasniqit në këtë serial vjen pas largimit të aktores Gresa Pallaska e cila luante rolin e gruas së Xhekut, Rabinë.
Largimi i saj nga seriali thuhet se kishte të bënte me një krisje raportesh me aktorin Naser Rafuna, por një gjë të tillë e kishte mohuar ky i fundit në një intervistë.
Asnjë reagim nuk është bërë nga ana e Gresës lidhur për këtë.