Burri e rrahu e dhëndri i familjes së tyre e ngacmoi – gruaja nga Peja kërkon ndihmë në Polici

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme qoftë nga partnerët e tyre apo edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një grua nga Peja, e cila e ka denoncuar një rast të dhunës në familje, si dhe një rast të ngacmimit që dyshohet se ka ndodhur po ashtu brenda familjes.

Siç mëson Sinjali, viktima ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike gjatë një konflikti që kanë pasur në shtëpinë e tyre.

Ndërsa i dyshuari që sipas dëshmisë së viktimës e ka ngacmuar është dhëndri i familjes së burrit të saj.

Akoma nuk dihet se si ka ndodhur rasti mes tyre dhe si nisi sherri me dhunë dhe përfundoi me ngacmim.

Pas denoncimit të rastit, burimet thonë se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Lulëzojnë bastoret ilegale në Mitrovicën Veriore