Me flamurin kuqezi e zi, Kristjan Asllani feston me shokët dhe tifozët e Interit titullin kampion

Interi arriti të fitojë matematikisht titullin kampion të Serisë A duke vendosur kështu yllin e dytë në fanellë.

Të gjithë lojtarët e klubit kanë dalë në sheshin pranë stadiumit për të festuar me tifozët e tyre. Sigurisht nuk mund të mungonte as mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

Me flamurin kuqezi në shpatulla, Asllani ka festuar me shokët dhe tifozët. Në një video live në Instagram, ai shihet shumë i lumtur dhe sigurisht pranë Pavar dhe Fratezit.

Lexo edhe:  I ka vetëm 24 vjet, G Bani pyet Gjestin: Ku ishe në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 1999