Ky është personi që e plagosi ish-vjehrrin pas konfliktit për divorcin me vajzën e tij, dalin detaje të reja
Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash, ku një person ka plagosur me armë zjarri ish vjehrrin e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa ish dhëndri i tij i dyshuar tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari për plagosjen e vjehrrit që u kap nga Policia është Omer Mehmeti.
Nga Policia Rajonale në Prizren kanë dhënë detaje të reja lidhur me incidentin, motivi i të cilit dyshohet të jetë një konflikt mes dy familjeve.
Zëdhënësi Vesel Gashi ka bërë të ditur se deri te plagosja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje të divorcit mes vajzës së viktimës dhe të dyshuarit.
Ai shton se i gjithë rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës.
“Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Vrasje ne tentativë “ Prizren, 26 prill 2024 Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kane arrit qe te gjejnë dhe sekuestrojnë armen me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast”, ka thënë Gashi.
“Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se te njëjtit kane ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën K Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes te vajzës se tije dhe te dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”.