“Do të doja shumë ta fitonte…”, Sara tregon kë e sheh fituese të BBV3
Sara Gjordeni ka komentuar për disa nga banorët dhe situatat e BBV3, zbuloi finalistët e saj dhe u shpreh për shumë të tjera.
Por për kë bën tifo ish-banorja?
“Jam midis dy lojtarëve të preferuar. Janë Jul Deda dhe Heidi. Do doja shumë që ta fitonte një vajzë, ta fitonte Heidi këtë edicion… Nuk e shoh fituesen te vajzat e tjera. Sigurisht Egla është e fortë, por e kanë penalizuar disa veprime.”
Romanca e Heidit dhe Romeos është një ndër më të komentuarat jo vetëm brenda shtëpisë, por dhe jashtë saj.
E lidhur me çiftin, Sara ka dy fjalë: “Heidi që e përmend gjatë gjithë kohës jetën në Milano… Janë shumë të lezetshëm, dëshira ime është e madhe për të dy, por nuk i dihet.”