Përmes “veturave intelegjente”, policia gjobit shoferët që u kishte skaduar regjistrimi i mjetit të tyre

Policia e Kosovës përmes pajisjeve intelegjente ka identifikuar shoferët që po drejtonin mjetet e tyre pa regjistrim për më shumë se 30 ditë.

Ndaj tyre është shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe veturat u janë konfiskuar përkohësisht.

Njoftimi:

Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë!

Njësia Mobile me Pajisje Inteligjente ka identifikuar shoferët duke drejtuar mjetet të pa regjistruara më tepër se 30 ditë, të njëjtit sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut janë gjobitur me nga 200 € si dhe mjetet u janë konfiskuar përkohësisht.

Lexo edhe:  Konflikt familjar në Prishtinë: Burrë e grua bëhen llom mes vete, përfshihet edhe vjehrri