Rikthehet “Albkings”, faqja që shpërndanë material diskreditues

Pas raportimit në media dhe veprimeve të menjëhershme të Policisë së Kosovës, grupi “Albkings” u mbyll dhe tash së voni edhe doli para Gjykatës njëri nga adminët e këtij grupi, Edvin Nevzati, i cili njihej me nofkën “Freekiller”.

“Vrasësi i Lirë” se ka lënë trashëgimtarë pas tij. Me emrin dhe veprimtarinë e njëjtë, në platformën “NiceGram”, është hapur grupi i ri i të ashtuquajturve “mbretërve shqiptarë”.

Ani pse lajmi për joligjshmërinë e tij mori dhenë, dy persona nën nofkat “Protectron” dhe “Join Hider” janë adminë të grupit, i cili u rihap më 13 prill dhe numëron plot 47 mijë anëtarë (deri në kohën e raportimit).

Pra, 47 mijë burra vazhdimisht publikojnë fotografi të grave shqiptare, të veshura e të zhveshura, video incizime gjatë marrëdhënieve seksuale, kontakte të grave me numra telefoni e adresa snapchati.

Lexo edhe:  BIK: Myftiu Tërnava mbrëmë pas mesnatës hyri në brendësi të Qabesë