Këngëtarja shqiptare merr urdhër mbrojtje nga gjykata: Burri të mos i afrohet

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të jugut Maya Aliçkaj ka marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, pasi ka denoncuar bashkëshortin e sa për dhunë.

Maya e cila në dokumente rezulton me emrin Fatbardha Ulbirch ka kërkuar të pajiset me urdhër mbrojtje, sepse bashkëshorti me emrin Arben Ulbirch ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në vendimin e Gjyaktës së Shkallës së Parë të Tiranës të marrë më datë 19 mars 2024, urdhërohet që Arben Ulbrich të mos i afrohet Mayës në një perimetër prej 200 metrash.

Këngëtarja e muzikës popullore e martua me Arbenin rreth 10 vite më parë. Çifti janë prindër të një djali.

Lexo edhe:  Befason familja Kelmendi: “Eurovision s’ka më vlera”